
← Buchi Podcast Shqip2 sep · 1 u 10 min
Referendumi për shfuqizimin e ligjit 21/2024 - Gled Guri në Buchi Podcast Shqip #217 | Agora
<p>Mbështesni podkastin:- Donacione në PayPal: https://paypal.me/BHasani13?country.x=DE&locale.x=de_DE- Donacione në BuyMeaCoffee: https://buymeacoffee.com/buchipodcast- Abonime Spotify: https://creators.spotify.com/pod/profile/buchipodcast/subscribeNë episodin 217 të Buchi Podcast Shqip, në rubrikën “Agora”, i ftuar është Gled Guri, biolog detar, studiues dhe aktivist mjedisor. Diskutimi përqendrohet te protesta, referendumi dhe hapat ligjorë si mjete të angazhimit qytetar dhe mbrojtjes së interesit publik.Rrugëtimi i Gledit në mbrojtjen e mjedisit nisi që në moshën 18-vjeçare. Ai ishte pjesë e protestave të vitit 2013 kundër importit të armëve kimike në Shqipëri, ndërsa më pas e ndërthuri aktivizmin me një karrierë akademike ndërkombëtare. Pas studimeve për Biologji Detare në Finlandë dhe Norvegji, si edhe përvojës si konsulent mjedisor në Stokholm, ai përfundoi doktoraturën me fokus përdorimin e ADN-së mjedisore (eDNA) për monitorimin e ekosistemeve.Sot, si studiues postdoktoral në University of Washington, Gled Guri punon për ta kthyer eDNA-në në një metodë themelore të monitorimit ekologjik në nivel global. Një bisedë mbi shkencën, aktivizmin dhe mënyrat konkrete për ta shndërruar shqetësimin qytetar në veprim.Disclaimer / Deklarim i të Drejtave të Autorit:Të gjitha materialet e përdorura në këtë episod janë për qëllime argëtuese dhe diskutimi kritik, duke u mbështetur në përdorimin e drejtë (fair use). Nuk synohet shkelje e të drejtave të autorit.Nëse jeni pronar i të drejtave të autorit të ndonjë materiali të përdorur dhe keni ndonjë problem me përdorimin e tij në këtë episod, ju lutem kontaktoni në email: buchipodcast@gmail.com.Copyright © 2026 Buchi Podcast Shqip. Të gjitha të drejtat e rezervuara.<br></p>