Buchi Podcast Shqip

← Buchi Podcast Shqip22 aug · 30 min

Shenjat e ndryshimit në maratonën e demokracisë - Buchi Podcast Shqip #215 | Hapsirë Publike

Shenjat e ndryshimit në maratonën e demokracisë - Buchi Podcast Shqip #215 | Hapsirë Publike22 aug30 min

Në këtë episod flasim për shenjat e një ndryshimi që shpesh nuk duket menjëherë. Shqipëria mund të mos jetë përballë një transformimi të menjëhershëm, por nën sipërfaqe po shfaqen disa çarje të rëndësishme: në institucione, në politikë, në ekonomi dhe, mbi të gjitha, në kulturën qytetare.

Nga SPAK-u dhe dobësimi i perceptimit të pandëshkueshmërisë, te shfaqja e alternativave të reja politike, konsumimi i klientelizmit, ndryshimi i brezave dhe zbehja e fatalizmit se “asgjë nuk bëhet”, episodi analizon proceset e vogla që, të marra së bashku, mund të ndryshojnë ekuilibrat e një sistemi.

Në qendër është edhe Revolucioni i Flamingove, jo vetëm si protestë, por si shenjë e një ndryshimi më të thellë: qytetarë që organizohen jashtë strukturave tradicionale, sfidojnë frikën dhe fillojnë të besojnë përsëri se ndryshimi është i mundur.

Sepse historia rrallë lëviz nga një moment i vetëm. Shpesh ajo fillon të ndryshojë shumë kohë përpara se rezultatet të bëhen të dukshme.